PD: Ja arsyet pse Rama nuk shkëputet dot nga Barjaba

PD: Ja arsyet pse Rama nuk shkëputet dot nga Barjaba

PD: Ja arsyet pse Rama nuk shkëputet dot nga BarjabaRama nuk mund të shkëputet nga Barjaba, jo vetëm se e shoqja ka ndarë shuma marramendëse me të, por sepse Kosta Barjaba mund të denoncojë para drejtësisë amerikane Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për pallatin në pajë të Lindita Bashës, firmat e tij të paligjshme dhe burimet e financimit të këtij pallati që me shumë gjasë janë larje parash nga z. Rama.”

Ky ishte qëndrimi i ardhur sot nga Partia Demokratike lidhur me pasuritë e Ranmës dhe marrëdhënies së tij me ish-ministrin socialist, Kosta Barjaba.

Madje duke vijuar më tej në këtë qëndrim selia blu, bëri me dije se Barjaba nuk është përjashtuar nga funksionet e PS.

“Z. Rama nuk pezullon dot Kosta Barjabën sepse ai di shumë për kredinë pa interes prej 100 milionë lekë të Lindita Bashës dhe origjinën e tyre, prandaj edhe ai njofton të gjithë audiencën socialiste që do të regjistrojë në akademinë politike socialiste deri më datë 20 janar, se do të kenë për lektor krahas Servet Pëllumbit, Luan Omarit, Alfred Moisiut, Taulant Ballës dhe xhepistin e tij Kosta Barjaba”.