Pastruesja rrëmben trenin, përplaset në një shtëpi

Pastruesja rrëmben trenin, përplaset në një shtëpi

Pastruesja rrëmben trenin, përplaset në një shtëpiNjë suedeze e re afër Stokholmit ka rrëmbyer një tren dhe me shpejtësi është përplasur në një shtëpi

Në Suedi edhe trenat rrëmbehen. Ngjarja që kishte shokuar suedezët kishte ndodhur të martën në ora 3 të mëngjesi, në periferi të Stokholmit, transmeton “Albinfo”.

Një tren pasagjerësh është përplasur me shpejtësi në një shtëpi. Pasagjerët nuk ishin në tren. Por suedezja që kishte kidnapuar trenin ishte bllokuar nën rrënoja dhe duhej të priste më shumë se dy orë për shpëtimin e saj. Ajo është hospitalizuar me lëndime të rënda.

Treni kishte përfunduar në kuzhinë e banesës në katin e parë. Për mrekulli nga banorët askush nuk është lënduar. Megjithatë, banorët ishin evakuuar nga shtëpia.

Zyrtarët e kompanisë hekurudhore suedeze nuk kishin përgjigje se si ka mundur treni nëpërmjet pengesave të përfundonte në këtë shtëpi.

“Treni ka lëvizur më shpejt se sa normalja,” tha një përgjegjës i stacionit hekurudhor për mediat suedeze. Kidnapuesja njëzet-vjeçare ishte punësuar si pastruese në kompaninë e transportit.

Në Suedi ka shpërthyer debati lidhur me sigurinë e vjedhjes të trenave.