Pastrojeni organizmin pas festave

Pastrojeni organizmin pas festave

Pastrojeni organizmin pas festaveÇdo vit provoni t’u bëni ballë dëshirave dhe ushqimeve që gjenden para jush në tryezën e ushqimit. E dini se edhe kësaj radhe do ta teproni.

Mos u brengosni, ekziston mënyra për ta pastruar mirë organizmin nga të gjitha kënaqësitë festive ushqimore.

Gjatë festave kënaquni me ushqimin, por shpejt kthehuni në mënyrën e shëndetshme të ushqimit. Gjatë festave kur pasioni për ushqimin kuptohet, në të shumtën e rasteve organizmin e “bombardoni” me alkool, yndyrë dhe sheqer. Porcionet e mëdha të ushqimit dhe lënia anash e aktiviteteve fizike organizmin e sjellin në një gjendje shoku, që përcillet me fryrje, kërcim të shtypjes së gjakut, migrenë. Dieta e re për detoksim, e bazuar në perime dhe pemë jugore, do t’ju lehtësojë punën. Me ushqim të rregullt dhe çaj me prejardhje bimore shpejt do ta përshpejtoni procesin e detoksimit.

Dita e parë:
Kafjalli: 250 ml lëng të shtrydhur portokalli, 150 g sallatë me pemë, 4 kumbulla të thara, çaj mentë me dy lugë mjaltë.
Zamra: 2 mandarina.
Dreka: Perime, 300 g patate, 300 g kungulleshka, 1 lugë vaj ulliri, erëza, uthull molle sipas shijes, 200 g karotë në lëng limoni, 1 lugë vaj ulliri, çaj xhenxhefili me 1 lugë mjaltë.
Zamra: 350 g sallatë prej ananasi dhe grejpfruti.
Darka: Supë e pastër perimesh, çaj kamomili me një lugë mjaltë.

Dita e dytë
Kafjalli: 250 ml limonadë pa sheqer, dy lugë myesli me jogurt pa yndyrë.
Zamra: çaj mente m dy lugë mjaltë.
Dreka: Perime të ziera, sallatë të gjelbër me karotë dhe fara të lulediellit, çaj xhenxhefili duke shtuar lëvore limoni dhe një lugë mjaltë.
Zamra: 1 banane.
Darka: Zieni 200 g brokol dhe rrëzojeni me lëng limoni dhe vaj ulliri, çaj për natë të mirë mentë i ëmbëltuar me 1 lugë mjaltë.