Pas 13 vjetësh “zbardhet” Tokio

Pas 13 vjetësh “zbardhet” Tokio

Pas 13 vjetësh “zbardhet” TokioReshjet e dëborës prekin kryeqytetin japonez për herë të parë pas 13 vjetësh. Por sipas metereologëve situata rrezikon të jetë më alarmantja e 20 viteve të fundit.

Moti i keq ka shënuar edhe 11 viktima si dhe 1200 të plagosur në veri lindje të vendit. Pas Tokios rajoni më i goditur është ai Tohokut, që ende nuk është rimëkëmbur nga tsunami i vitit 2011. kryeqyteti i vendit ka shënuar nëj rekord të ri këto ditë me 27 centimetra trashësi dëbore, një fenomen që nuk shihej prej 45 vjetësg sipas agjencisë metereologjike japoneze.

Edhe pse temperaturat kanë shënuar rritje, sistemi i transportit në vend ka sërish probleme. Pozicioni i Japonisë rezulton të jetë i ndjeshëm ndaj influecës së erërave të ftohta që vijnë nga veriu i Kinës, Mongolia, Rusia dhe Siberia.