Pas 12 vitesh hiqet ora policore në Bagdad

Pas 12 vitesh hiqet ora policore në Bagdad

Pas 12 vitesh hiqet ora policore në Bagdad​Në Bagdad ka pasur festime, pasi qeveria ka hequr orën policore gjatë natës.Njerëzit kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit irakian pas mesnatës, për herë të parë pas një dekade.

Ora policore është vënë qysh në vitin 2004, për shkak të dhunës sektare që ka përfshirë Irakun, pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara më 2003.

Të shtunën, megjithatë, në Bagdad ka pasur së paku pesë shpërthime, që kanë lënë të vrarë 40 persona.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik, duke thënë se bombat kanë pasur në shënjestër shiitët./rel/