Partitë s`heqin dorë nga zgjedhjet e parakohshme

Partitë s`heqin dorë nga zgjedhjet e parakohshme

Partitë s`heqin dorë nga zgjedhjet e parakohshmePartitë politike në Maqedoni akoma nuk kanë hequr dorë nga mundësia për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski është më e interesuar për të hyrë në zgjedhje të parakohshme, pas projeksioneve negative në planin ekonomik, investimeve dhe deficitit në buxhetin shtetëror, që po vijon me trende negative.

Nga kjo parti theksojnë se përballja në zgjedhje do të jetë e mundshme për të sfiduar edhe udhëheqjen e re të opozitës maqedonase, e cila si[ thuhet nuk ka vizion dhe kapacitete për të drejtuar vendit për [ështjet strategjike dhe zhvillimore. “Ne jemi të gatshëm për t`u ballafaquar me zgjedhje, për ti treguar kësaj opozite vendin e saj”, tha një drejtues i lartë i VMRO-DPMNE. Por, një gjë të tillë disa ditë më parë e theksoi edhe kryeministri Gruevski, duke shtuar se dëshiron ballafaqim me opozitën, e cila po pengon procesin e integrimit të vendit dhe krijon imazh negativ në planin e jashtëm.

Por nga ana tjetër, partia më e madhe opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) thekson se do të hyjë në zgjedhje, por jo me kushtet aktuale, pasi që do të ketë zgjedhje kriminale të vjedhura nga pushteti aktual.

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev theksoi se në mënyrë thelbësore pushteti dhe opozita dhe institucionet e sistemit të përfshihen në pastrimin e listave zgjedhore deri në fund dhe të përfshijnë rekomandimet e OSBE/ODIHR në kodin zgjedhor. “Menjëherë sapo të përfundojë kjo, duhet të përcaktohet koha për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, dhe jo në këto kushte të mbahen zgjedhje kriminale”, ka theksuar Zaev.

Partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë të ndara sa i përket zgjedhjeve të parakohshme. Derisa në BDI prioritet e shohin zgjidhjen e emrit dhe zhbllokimin e procesit evrointegrues, në PDSH theksojnë se janë të gatshëm për t`u ballafaquar në zgjedhje të parakohshme. (INA)