Partia Socialiste kundër KQZ-së, mblidhet Kolegji

Partia Socialiste kundër KQZ-së, mblidhet Kolegji

Partia Socialiste kundër KQZ-së, mblidhet Kolegji Partia Socialiste i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor, duke kërkuar që KQZ të mos shqyrtojë asnjë ankesë të partive, pasi nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve. 

Kolegji është mbledhur sot në oren 14.00 dhe prane Gjykates se Apelit për të shqyrtuar kërkesën dhe pritet vendimi.

Ndërkohë duke iu referuar ankesës së Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Kryeministri Berisha kërkoi qe Edi Rama te mos pengoje ate qe e cilesoi si transparance te zgjedhjeve. Ne e njohem rezultatin apriori – tha Berisha – por nese bllokohet transparenca ne nuk do te njohim pushtetin e dale nga keto zgjedhje.

“I them zotit Edi Rama, në mënyrën më të prerë dhe më të hapur, mos bëjë gabimin fatal për të bllokuar numërimin e votave. Sali Berisha ka njohur rezultatin, siç u shpall fillimisht. Sali Berisha do të njohë cdo rezultat që del nga numërimi i ndershëm i votave. Ta dijë mirë, se nuk do të gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe mashtrimi i votës. Rrugëzgjidhja është një dhe vetëm një, të numërohet çdo votë dhe unë absolutisht do të respektoj njëlloj, si atë që është pro, dhe ajo është kundër.

Unë e faktova këtë me qëndrimin tim. Unë besoj se bëra atë që kërkonte vendi im. Vendi im kërkon që çdo fletë votimi të numërohet, rinumërohet dhe asgjë të mos qëndrojë mbi krimin, drogën dhe kartelin e saj. Eshtë në interesin më të mirë të Kryeministrit të ardhshëm, është në interesin më të mirë të cdo qytetari që të bëjmë këtë transparencë, përndryshe, Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur”, tha Berisha./tch/