Parfumi qe pihet ...

Parfumi qe pihet …

Një kompani e re në Amsterdam po përgatit një formulë të re që do të sjellë revolucion në fushën e parfumeve. Aroma e re nuk do të jetë në formë spray, por do të jetë si pilulë mjek?sore.

Pronarët e kompanisë, Lucy McRae dhe Sheref Mansy janë krijuesit e kapsulës së re të tretshme, e cila përmban brenda aromën. Pilula gëlltitet dhe aroma shpërndahet në lëkurën e trupit. Kështu, aroma do të përhapet edhe nëpërmjet frymëmarrjes sonë dhe jo vetëm nga lëkura.

Era e parfumit do të çlirohet pasi pilula të tretet në organizëm, ndërkohë që sa më shpejt të rrahë zemra, aq më e fortë do të jetë aroma. Siç ndodh edhe me parfumet klasikë në shishe, intensiteti dhe kohëzgjatja e parfumeve varen edhe nga lëkura, që ndryshon nga një njeri në tjetrin.