Paratë e ryshfetit u dhanë me thes bërlloku

Paratë e ryshfetit u dhanë me thes bërlloku

Paratë e ryshfetit u dhanë me thes bërllokuNjë qese të zezë bërlloku, Hilmi Bellopoja e kishte mbushur plot me para. 100 mijë euro i kishte futur në të për t’i dhënë ryshfet për një tender. 

Hilmi Bellopoja kishte fituar tenderin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndërtimin e Parkut Industrial në Korroticë, në vitin 2005. Kompania e tij “Eltoni” ishte më e lira dhe ishte shpallur fituese. Por pak para se ta nënshkruante kontratën ishte kontaktuar nga Nexhat Krasniqi, i cili atë kohë ishte shef i Departamentit të Prokurimit. Arsyeja e takimit, sipas Bellopojës, ishte lypja e 180 mijë eurove nga Krasniqi, nëse do t’i nënshkruhej tenderi. 

“Paret kanë qenë të imta edhe u pat mbush kesja plot”, ka treguar Hilmi Bellopoja, i cili para pak javësh është akuzuar nga Prokurori Special, Besim Kelmendi, për tri vepra penale. Së bashku më të janë akuzuar edhe Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Adem Zogiani, ish-sekretar i përhershëm në MTI-në, Sadri Hykosmani, ish-zyrtar për Buxhet dhe Financa në këtë ministri, si dhe Safet Fazliu, shef i Divizionit për përkrahje dhe zhvillim regjional në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë./koha/