Parandaloni rritjen e qelizave kancerogjene te gjirit

Parandaloni rritjen e qelizave kancerogjene te gjirit

Parandaloni rritjen e qelizave kancerogjene te gjiritShtrengimi dhe masazhi mund te jene preventive e mire kunder zhvillimit te qelizave kancerogjene ne gjinj, ka treguar nje studim. Eksperimentet laboratorike kane treguar qe perdorimi i presionit fizik kthen qelizat ne madhesi normale.

 Shkencetaret besojne qe ky studim  ka sjelle perfundimin i cili mund te inicioje trajtime te reja ne sherimin e kancerit te gjirit. “Njerezit me shekuj e dine qe presioni fizik mund te ndikoje ne trupin tone.
Kur i ngreme peshat, muskujt na behen me te medhenj. Forca e gravitacionit eshte kyc per forcen e eshtrave tona. Ketu deshmojne qe personi fizik mund te luaje rol ne rritjen dhe reduktimin e qelizave kancerogjne”, ka thene Gautham Venugopalan, udheheqesi i studimit ne Unversitetin California.
Studimi ka hulumtuar rritjen e qelizave epiteliale malinje ne gji me injektimin e xhelit ne dhomezat fleksibile te silikonit. kjo u ka mundesuar shkencetareve te bejne presion gjate fazes se pare te rritjes se qelizave dhe ne menyre efektive ti ngjeshin qelizat. Me kohe, qelizat e ngjeshura kane filluar te rriten ne menyre normale de te organizuar, kur eshte formuar struktura e indit te gjirit, qelizat  jane ndalur se rrituri ehe pse presioni eshte hequr.
Qelizat ne te cilat nuk eshte bere presion kane vazhduar te rriten ne menyre te pakontrolluar, c’ka ka cuar te krijimi i kancerit. Qelizat malinje nuk kane harruar teresisht se si kane qene derisa kane qene te shendetshme, ato vetem duhet te orientohen per t’iu kthyer zhvillimit te shendetshem”, ka thene Venugopalan. Rezultatet e studimit jane prezantuar dite me pare ne takimin vjetor te shkencetareve te Shoqerise amerikane per biologji qelizore ne San Francisco.