Paralajmërohen reduktime të ashpëra të ujit në Prishtinë

Paralajmërohen reduktime të ashpëra të ujit në Prishtinë

Paralajmërohen reduktime të ashpëra të ujit në PrishtinëUjësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar, përmes një komunikate, se nga 10 shkurti do të ketë edhe më shumë reduktime të  ujiit për qytetin e Prishtinës, Obiliqit dhe Graçanicës.

Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci është në rënie e sipër për shkak të thatësisë në vend, si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike. Zyrtarët e Ujësjellësit rajonal “Prishtina” kanë vlerësuar se me rezervat e tanishme të ujit në liqenet akumuluese, ujë do të ketë edhe për 3-4 muajt e ardhshëm.

“Para një muaji kemi paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reshje intensive, atëherë do të fillojmë me një orar të ri të reduktimeve edhe për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Graçanicës dhe zonave përreth”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët e Ujësjellësit rajonal “Prishtina” kanë apeluar tek konsumatorët që të kursejnë sa më shumë ujin e pijshëm.

“Apel konsumatorëve për shpenzim sa më racional të ujit të pijshëm, në mënyrë që të ruhen sado pak rezervat që i kemi në dispozicion, pasi që me këto rezerva të ujit në liqenet akumuluese, ujë kemi edhe për 3-4 muajt e ardhshëm, çdoherë kur bëhet fjalë për mungesë të reshjeve atmosferike”, thuhet në njoftim.

Orari i ri i reduktimeve të ujit, sipas Ujësjellësit “Prishtina”, do të fillojë nga e hëna, më 10 shkurt dhe do të zgjasë derisa të ketë reshje atmosferike dhe të gjinden burime alternative.