Papunësia në Shqiperi  është 21%

Papunësia në Shqiperi është 21%

Papunësia në Shqiperi  është 21%Shifra zyrtare e papunesise pritet te pesoje ndryshime te forta. INSTAT do te perdore shume shpejt nje metode tjeter per llogaritjen e saj, sipas standardeve te fundit te Organizates Boterore te Punesimit, Top Channel raportoi.

Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT, thote: “Standardet nderkombetare mbi punesimin dhe papunesine kane ndryshuar ne tetor te vitit te kaluar pas 31 vjetesh. Keshtu qe eshte natyrale qe INSTAT, i cili do te ndjeke standardet nderkombetare te adoptoje ato me te fundit. Norma e papunesise bazuar ne metoden e vjeter ishte rreth 13%. Me standaret e reja, papunesia ne Shqiperi eshte 21%.”

I kontaktuar nga INSTAT si konsulent per permiresimin e statistikave zyrtare, Mehrani thote se metoda e re pasqyron me mire realitetin e Shqiperise. Por, cilat jane arsyet qe ajo jep nje shifer gati dy here me te larte per papunesine?

“Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave qe punojne per te siguruar jetesen, veçanerisht ne bujqesi. Keta jane fermere qe prodhojne kryesisht per veten e tyre, jo per te shitur. Ne Shqiperi jane rreth 300 mije te tille. Deri tani keta quheshin si te punesuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punesuar. Ajo pjese e tyre qe ben presion ne treg duke kerkuar pune, do regjistrohen si te papune dhe jane rreth 40 mije te tille”, shpjegon Mehrani.

Por, te punesuarit ne bujqesi jane vetem nje pjese e problemeve ne tregun e punes: “Paralelisht jane dhe te punesuarit me pak ore qe duan te punojne me shume. Gjithashtu eshte edhe kategoria e te dekurajuarve. Ne standardet e reja keto perkufizime jane qartesuar dhe po ashtu edhe menyra se si llogariten. Nese i shtojme dhe keto dy kategori ne shifren e papunesise ne Shqiperi ajo shkon 40%. Pra, totali i njerezve qe jane te papune ose te nenpunesuar ose te dekurajuar eshte rreth 40%.”

Shifrat e papunesise kane qene nje teme e nxehte debati politik mes socialisteve dhe demokrateve. Ne opozite te majtet deklaronin se shifra zyrtare e papunesise nuk ishte reale duke pretenduar se ne Shqiperi ekzistojne 1 milione te papune.