Papa paralajmëron një gjakderdhje në Lindjen e Afërme
Papa Benedikt XVI i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të përforcojë përpjekjet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve.
Përndryshe rrezikon një “gjakderdhje edhe më e madhe” në Lindjen e Afërme, tha Papa. Edhe të drejtat e të krishterëve në këtë rajon duhet të respektohen më shumë, tha ai.
Papa u dorëzoi gjithashtu patriarkut dhe peshkopëve të rajonit një dokument pune për sinodin e planifikuar për në tetor mbi Lindjen e Afërme. Ndërkohë Benedikti u kthye në Romë.