Papa Françesku vizitoi Xhaminë e Sulltan Ahmetit në Stamboll

Papa Françesku vizitoi Xhaminë e Sulltan Ahmetit në Stamboll

Papa Françesku vizitoi Xhaminë e Sulltan Ahmetit në StambollPapa Françesku, sot gjatë vizitës së tij në Turqi, ka vizituar Xhaminë e Sulltani Ahmetit në Stamboll, që njihet edhe si Xhamia e Kaltër, në shenjë respekti për Islamin.

Ai ka qëndruar në Xhaminë e Sulltan Ahmetit përkrah Muftiut të Madh të Stambollit, Rahmi Jaram. Ai sot do të vizitojë edhe ish-kishën bizantine të Shën Sofisë.

Ndërkaq, dje në Ankara, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se vizita e Papës është një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale.