Edmond Panariti

Panariti zëvendëson Haxhinaston

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) propozoi të premten disa ndryshime në postet ministrore që kjo parti ka në qeverinë e koalicionit me Partinë Demokratike të Sali Berishës.

Në një konference për shtyp, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se pas mbledhjes së kryesisë së kësaj parie u vendos që Petrit Vasili, i cili momentalisht është ministër i Shëndetësisë, ka ofruar dorëheqjen nga posti, dhe propozohet të jetë drejtuesi i Komitetit Organizator, i cili do të bëjë përgatitjet për Konventën e LSI-së, që do të mbahet më 29 dhe 30 shtator 2012.

Si raporton Panorama, Meta tha se LSI ka vendosur që Vangjel Tavo, nga posti i nënkryetari të Kuvendit të propozohet për postin e ministrit të Shëndetësisë. Nasip Naço, aktualisht ministër i Ekonomisë, të propozohet për detyrën e nënkryetarit të Kuvendit.

“Edmond Haxhinasto të vazhdojë të jetë zëvendëskryeministër dhe të propozohet për postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës. Edmond Panariti, aktualisht nënkryetar në Bashkinë e Tiranës, propozohet për ministër të Punëve të Jashtme”, tha Meta.