Panairi i librit në Prizren

Panairi i librit në Prizren

Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), përmes një komunikate për shtyp njofton se nga data 29 Korrik – 2 Gusht organizon Panairin e Librit në Prizren.

Ky është edicioni i 2-të i panairit të librit që organizohet nga OJQ AKEA dhe synon të jetë tradicional. Panairi i Librit 2010 do të mbahet në ambient të hapur (por e mbuluar me tenda) në qendër të Prizrenit, te ish-parkingu, afër Sheshit Shadërvan”, thuhet në komunikatën e AKEA-s

Në komunikatë më tej theksohet se deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre rreth 20 Shtëpi Botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

“Disa nga Shtëpitë Botuese do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Panairin e Librit 2010 në Prizren, pasi vet synojnë të marrin pjesë në Panairin e Librit që do të mbahet në Ulqin, gati në ditët e njëjta”, thuhet në fund të komunikatës. (INA)