Pakistan, vritet shefi i talibanëve

Pakistan, vritet shefi i talibanëve

Pakistan, vritet shefi i talibanëveBurime lokale dhe ato të inteligjencës në Vaziristanin Verior, kanë raportuar se shefi aktual i talibanëve pakistanezë, Asmatullah Shaheen Bhittani, është vrarë. Raportohet se janë vrarë edhe shoferi dhe dy truprojat e tij.

Burimet thanë se ai ishte vrarë gjatë të shtënave, në një rajon afër qytetit Miranshah në Vaziristanin Verior.

Asmatullah Shaheen Bhittani ishte zgjedhur udhëheqës i përkohshëm i grupit Tehrik-e Taliban në Pakistan, pas vrasjes së komandantit, Hakimullah Mehsud, nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, vitin e kaluar.

Raportohet se Bhittani kishte luajtur rol kryesor në përpjekjet aktuale për arritjen e paqes gjatë bisedimeve me qeverinë e Pakistanit.Grupi Tehrik-e Taliban nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.