Pakistan, 16 të vrarë nga sulmi ajror amerikan

Pakistan, 16 të vrarë nga sulmi ajror amerikan

Pakistan, 16 të vrarë nga sulmi ajror amerikanTë paktën 16 militantë janë vrarë në Pakistan gjatë një sulmi amerikan me aeroplan pa ekuipazh.

Zyrtarë të inteligjencës së Pakistanit kanë theksuar se sulmi është bërë sot herët në mëngjes, ndërsa kishte si shënjestër një shtëpi në rajonin fisnor në Vaziristanin Verior.

Sipas tyre, militantët ishin pjesëtarë të rrjetit Haqqani, të cilin Uashingtoni e konsideron si njërin nga grupet më të rrezikshme militante, që lufton kundër forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Udhëheqja e rrjetit Haqqani thotë se është lojale ndaj shefit të talibanëve, Mullah Omar, por operon krejtësisht e pavarur.

Ky ishte sulmi i dytë amerikan me aeroplan pa ekuipazh, brenda Pakistanit, prej muajit Qershor, kur kryeminsitër i ri u bë Naëaz Sharif, i cili ka bërë thirrje për përfundimin e sulmeve të tilla, pasi ato paraqesin shkelje të sovranitetit të Pakistanit.