Pajtim Kasami, i lumtur më përparimin e bërë

Pajtim Kasami, i lumtur më përparimin e bërë

Pajtim Kasami, i lumtur më përparimin e bërëMesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami, ka thënë se është shumë i lumtur me startin e tij këtë edicion në Premier League. Kasami 21-vjeçar, është paraqitur në të dy ndeshjet e deritashme kampionale dhe ka shënuar një gol për Fulhamin.

“Personalisht jam shumë i lumtur me zhvillimin tim. Unë vetëm po e vazhdoj punën time dhe gjithmonë shikoj kah ndeshja e ardhshme”, është shprehur Kasami.

Mesfushori shqiptar pritet të jetë titullar te Fulhami edhe në ndeshjen e rrethit të dytë të FA Cup kundër Burton Albion, që zhvillohet të martën (sot) mbrëma. Ai te Fulhami qe transferuar në verën e vitit 2011 nga skuadra italiane Palermo. Në edicionin e shkuar luajti për gjashtë muaj si huazim te skuadra zvicerane Luzern.