|

Pagat e aktivistëve të PDK-së mbushin “Fondin Limaj”

Të gjithë ata që mbajnë poste të larta nëpër institucione publike, e që janë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka mundësi që pagat e majit t’i transferojnë drejtpërdrejt në xhirollogarinë e “Fondit Limaj”, i cili është hapur para 10 ditësh.

Zyrtarë të lartë të PDK-së, në kushte anonimiteti, kanë pranuar se “humaniteti” do t’i prekë jo vetëm ministrat dhe deputetët e PDK-së, por edhe të gjithë ata që kanë zënë poste të larta në borde publike apo që janë punësuar në PTK, Aeroport dhe KEK, në saje të mbështetjes së partisë.

E gjithë kjo kategori e të punësuarve e që, sipas burimeve të Kohës Ditore, nuk është e vogël, tashmë e ka në dispozicion numrin ku duhet derdhur pagën mujore. “Sidoqoftë, mbetet në vullnetin e gjithsecilit nëse do të kontribuojë ose jo”, ka thënë burimi i gazetës. /Koha/

Etiketa: ,

Komentoni