Paga minimale i bën të vuajnë punëtorët e sigurimit fizik

Paga minimale i bën të vuajnë punëtorët e sigurimit fizik

Paga minimale i bën të vuajnë punëtorët e sigurimit fizikKompanitë e sigurimeve akuzohen se shkelin më së shumti të drejtat e punëtorëve.

Por indirekt përgjegjësinë për shkelje e kanë institucionet shtetërore nëpërmjet kushteve të tenderëve për sigurimin fizik të objekteve publike.

Kompanitë që aplikojnë nëpër tenderë marrin kontrata të cilat mund të zbatohen vetëm nëse të gjithë punëtorët e angazhuar i ka nën moshën 35-vjeçare. Kjo për të mos rënë ndesh me vendimin e qeverisë për caktimin e pagës minimale në Kosovë.

Ky vendim thotë se paga minimale për personat që janë nën moshën 35-vjeçare është 135 euro, ndërsa mbi këtë moshë është 170 euro. Dhe, natyrshëm, kompanitë përcaktohen për më pak shpenzime e më shumë fitim.

Inspektorati i Punës, i cili mbikëqyr zbatimin e Ligjit të punës dhe ligjet tjera që lidhen për vendin e punës tek kompanitë private, e pranon se kompanitë që merren me sigurimin fizik janë shpesh shkelëse të Ligjit të punës….