Paditet uebfaqja Hotfile për shkelje të të drejtave të autorit

Paditet uebfaqja Hotfile për shkelje të të drejtave të autorit

Paditet uebfaqja Hotfile për shkelje të të drejtave të autorit Një gjykatë federale amerikane, sipas Shoqatës së Fotografive Lëvizëse të Amerikës (MPAA), ka konstatuar që uebfaqja për shpërndarje të skedarëve, Hotfile, është fajtore për shkelje të pronës intelektuale.

Gjykata amerikane e Qarkut Jugor të Floridas mbajti si të dyshuar drejtuesin e Hotfile, Anton Titov, si përgjegjës personalisht për shkeljet e uebfaqes, tha MPAA në një deklaratë të bërë me e-mail gjatë ditës së mërkurë.

“Ky rast u shënua për herë të parë, që një gjykatë e SHBA-së ka vendosur nëse të ashtuquajturit bllokues kibernetik si Hotfile mund të jenë përgjegjëse për shkeljen e praktikave të biznesit,” shtoi kjo shoqatë.

Urdhri ishte shënuar në regjistrat online të gjykatës si “i kufizuar/ vulosur deri tek ndonjë njoftim i ardhshëm”. Mendimi do të bëhet publik nga gjykata pas dy javësh, pasi informacioni i besueshëm dhe pronësor do të redaktohet, tha MPAA.

Pesë studio filmike amerikane kanë ngritur një padi për shkelje të të të drejtave të autorit kundër Hotfile në vitin 2011, duke dyshuar që ndërmarrja ka paguar shtysat e atyre që kanë ngarkuar skedarë të popullarizuar, që ishin shpërndarë në masë të gjerë.

Programi i vet ende ofron pagesa duke “u bazuar në llogaritjet në një përqindje të vlerës së përgjithshme të llogarive premium të blera nga përdoruesit të cilët kanë shkarkuar skedarët e filialit të bashkuar.” (PCWorld Albanian)

– See more at: http://www.pcworld.al/paditet-uebfaqja-hotfile-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit/#sthash.IkrLPGNB.dpuf