Paditet Facebook për shkelje të privatësisë

Paditet Facebook për shkelje të privatësisë

Paditet Facebook për shkelje të privatësisëPaditet Facebook për shkelje të privatësisëNjë student australian, i cili studion për drejtësi, ka ndërmarrë një nismë për të paditur Facebook-un për shkelje të privatësisë. Nismës së tij i janë bashkuar deri tani rreth 60 mijë përdorues. Deri tani ka kaluar vetëm seanca e parë e shqyrtimit në gjykatë.

Max Schrems, i cili është i përfshirë tashmë në një çështje ligjore me këtë rrjet social në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, pretendon që Facebook duhet t’u paguajë të gjithë përdoruesve në SHBA një shumë prej 500 eurosh për shkelje të privatësisë.

Kompania 195 milionë dollarësh ka 1.32 miliardë përdorues aktivë. Schrems njoftoi se Gjykata Rajonale e Vjenës ka urdhëruar Facebook-un në Irlandë që t’u përgjigjet kërkesave të tij brenda katër javësh. Facebook në Irlandë, që merret me aktivitetet ndërkombëtare të kompanisë, nuk i është përgjigjur akoma këtij urdhri.

Schrems mbylli listën e paditësve këtë muaj, pasi iu bashkuan fushatës rreth 25 mijë njerëz, dhe ekipi i tij ligjor duhej të verifikonte dhe administronte secilin prej tyre. Që atëherë, edhe 35 mijë persona të tjerë janë regjistruar në faqen www.fbclaim.com për t’ju bashkuar kësaj nisme, për të paditur Facebook-un për shkelje të privatësisë.