f1_14-kiev-sp1331713099

Pa vaksinën kundër fruthit s’lejohet hyrja në Ukrainë

Tifozët e futbollit që planifikojnë të shkojnë në Ukrainë për t’i përcjellë ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2012” patjetër duhet ta kenë me vete vërtetimin se kanë marrë vaksinën kundër fruthit. Tifozët, të cilët nuk do ta kenë këtë vërtetim me vete, nuk do të lejohen të futen në shtetin e Ukrainës dhe do të mbesin pa i përcjellë ndeshjet e ekipeve të tyre të zemrës. 

Ky është paralajmërimi që ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës për shkak të shpërthimit të kësaj sëmundjeje në këtë shtet. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se tifozët e huaj krahas vaksinës së fruthit gjithashtu duhet të jenë të imunizuar edhe për sëmundjet e tjera ngjitëse si lija, tuberkulozi e disa të tjera që janë kërcënim për popullatën ukrainase.