Osmani: 'BDI do të fitojë gjitha Komunat'

Osmani: ‘BDI do të fitojë gjitha Komunat’

Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka vendosur për kandidaturat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se asnjë kandidaturë nuk është shqyrtuar në organet e partisë, dhe se emrat do të bëhen publike në fund të muajit nëntor. Osmani tha se për shkak të rëndësisë dhe karakterit historik që kanë zgjedhjet lokale BDI nuk do të ngutet me publikimin e emrave të kandidatëve, pasi siç tha, kandidatët e BDI-së do të jenë edhe kryetarët e ardhshëm të Komunave.

“Mbetet i hapur çdo opsion, secili mund të kërkon besimin e BDI –së për tu kandiduar në zgjedhjet lokale, organet e partisë janë ata të cilët në mënyrë demokratike do të vlerësojnë se me cilin do të garojnë por deri në këtë moment në asnjë organ të BDI-së nuk është biseduar për asnjë kandidat.

Kemi bërë anketime të brendshme dhe në bazë të këtyre anketimeve BDI do të fitojë në gati se të gjitha Komunat shqiptare në vend, mirëpo për shkak të përgjegjësisë që e kemi ne do të vazhdojmë me një proces transparent institucional që secili të ketë të drejtën të kërkon besimin në BDI të vjen me program të mirëfilltë i cili do të miratohet nga partia dhe pastaj të mund t ë korrë suksese në mandatin e tij”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.