OSBE: Konsensus e marrëveshje për ngërçin e reformës territoriale

OSBE: Konsensus e marrëveshje për ngërçin e reformës territoriale

OSBE: Konsensus e marrëveshje për ngërçin e reformës territorialeQëndrimi bojkotues i opozitës ndaj reformës territoriale duket se lexohet ndryshe nga qeveria dhe ndryshe disa deputete të mazhorancës.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi pas një takimi informues me ambasadoret për çështjen e reformës territoriale ka theksuar se kjo reforme duhet bërë edhe nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë, duke kërkuar që komisioni i posaçëm parlamentar të fillojë nga puna me seanca dëgjimore.

Por ndryshe nga përfaqësuesi i qeverisë, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale Bashkim Fino, ka shfrytëzuar një takim të portalit “shtetiëeb” për reformën territoriale për të theksuar qëndrimin e tij se kjo reformë duhet bërë në çdo rast së bashku me Partinë Demokratike. Konsensus për këtë reformë ka kërkuar edhe ambasadori i OSBE në Tiranë. “Kuptohet që është një reformë mbarëkombëtare. Është një reformë ku përfshihet i gjithë territori i Shqipërisë, prandaj duhet të jetë një proces shumëpërfshirës.

Të gjithë aktorët e Shqipërisë duhet të përfshihen në këtë proces”. Edhe pse ka muaj që flitet për reformën territoriale, situata vazhdon të jetë e bllokuar. Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur rreth një muaj më parë nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje për shkak të mungesës së opozitës.

Arritja e konsensusit duket akoma më i vështirë kur qeveria synon ta mbylle brenda këtij viti, ndërkohë që opozita nuk ka interes për të realizuar këtë reforme, dhe nxjerr rast pas rasti pretendime të ndryshme. Fillimisht opozita kërkoi të drejtën e vetos në komision.

Pasi iu plotësua kjo kërkese nga qeveria, Partia Demokratike pjesëmarrjen në komisione e kushtëzon me një konsensus të gjërë për problematikat mes mazhorancës dhe opozitës.