OSBE-ja do t’i organizojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

OSBE-ja do t’i organizojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

OSBE-ja do t’i organizojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë Beogradi zyrtar po insiston që zgjedhjet të organizohen sipas modelit të vitit 2012. Për këtë ata thonë se është arritur parimisht një marrëveshje në Bruksel.

Por kjo është mohuar nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk do të lejojnë hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë sikur në vitin 2012, por “vetëm të qendrave grumbulluese dhe të transportit në Serbi”.

Gjithë procesin do ta organizojë OSBE-ja ashtu siç pritet të përcaktohet në marrëveshje me institucionet e Kosovës. Por, përfshirja e OSBE-së qoftë edhe në rolin e lehtësuesit, sipas njohësve të zgjedhjeve, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese. /koha/