Organizatat që financohen nga shtetet arabe

Organizatat që financohen nga shtetet arabe

Organizatat që financohen nga shtetet arabeJanë mbi 60 organizata të ndryshme joqeveritare që operojnë dhe janë të regjistruara në Kosovë, e që po hetohen dhe po monitorohen nga Prokuroria e Shtetit për dyshime se të njëjtat përmes aktiviteteve të tyre kanë proklamuar dhe përkrahur terrorizmin, si dhe organizatat terroriste islamike.

Gazeta “Zëri” ka siguruar nga Prokuroria e Shtetit, dosjen ku jepen detaje për individë dhe organizata të ndryshme joqeveritare të regjistruara në Kosovë e që financohen nga Kuvajti, Arabia Saudite, Katari, Irani.

Të njëjtat proklamojnë sektet ekstreme, si: Selefi, SHIA dhe rryma me ngjyrime të sufizmit. Këto organizata po hetohen nga Prokuroria për lidhje me organizatat terroriste islamike.

Të njëjtat, sipas përshkrimeve që iu bëhet në një dosje e organeve të hetuesisë, të siguruar nga gazeta synojnë edhe marrjen e pushtetit në Kosovë duke proklamuar ligjet e sheriatit islam.

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se disa nga këto organizata janë duke u hetuar.