|

Oprah Winfrey dhuron 1.5 milion dollarë

Oprah Winfrey dhuron 1.5 milion dollarë Ylli i televizionit Oprah Winfrey ka dëshmuar zemërgjerësinë e saj edhe njëherë, pasi dhuroi 1.5 milionë dollarë për një shkollë në Atlanta.


Winfrey dhjetorin e kaluar dhuroi 365 mijë dollarë për ‘The Ron Clark Academy’, shkollë e mesme private në njërën prej lagjeve më të varfra të qytetit, dhe kishte ftuar krijuesin e shkollës, Ron Clark, në shoun e saj dy herë.

Tani Winfrey ka bërë edhe një hap tjetër zemërgjerë, për të ndihmuar ngritjen e buxhetit të shkollës edhe me më shumë se një milionë dollarë. Donacioni i saj do të shfrytëzohet për zgjerimin e kampit të shkollës, me plane për të ndërtuar kafiteri, sallë stërvitjeje dhe teatër.

Etiketa: , ,

Komentoni