Opozita nis marshin kundër territ informativ në Maqedoni

Opozita nis marshin kundër territ informativ në Maqedoni

Opozita nis marshin kundër territ informativ në MaqedoniOpozita e bashkuar maqedonase sot në mesditë do të nis marshin gjithëpopullor “Rezistencë kundër gënjeshtrave të regjimit”.

Marshi protestues do të nis para televizionit proqeveritar TV Sitel, në afërsi të stadiumit “Filipi II” në Shkup dhe do të vazhdojë deri para ndërtesës së Qeverisë dhe do të përfundojë më pas para Televizionit të Maqedonisë.

Deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov theksoi se me këtë marsh opozita do të nënvizojë qendrat kryesore që fshehin të vërtetën dhe aplikojnë terrin informativ në Maqedoni.

Sipas tij, opozita është e qartë dhe se ajo nuk dëshiron që të kuptohet se po kryen presion ndaj medias apo të ndikojë në politikat redaktuese. (INA)