Operacion i rrallë në QKUK

Operacion i rrallë në QKUK

Në Klinikën e Neurokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është operuar me sukses pacienti N. Elshani, rast tejet i rrallë, me tumor 5 kilogramësh që përveç trurit, kishte përfshirë edhe pjesët e tjera të fytyrës.

Operacioni ka zgjatur më shumë se 10 orë dhe është kryer të enjten, nga ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Prof. dr.Arsim Morina, neurokirurg, Dr. Agim Berisha, kirurg plastik, Dr. Agon Meka, Dr. Qamile Morina, anesteziologe, Dr. Imer Sejdiu, instrumentarja Sanije Dervishi dhe tekniket e anestezionit Alldina Suljmani dhe Sadete Arifi, njofton QKUK.

Pacienti Elshani kishte tumor të turit që kishte përfshirë ashtin dhe lëkurën, duke dalë jashtë lëkurës duke penguar edhe pjesën e poshtme të fytyrës

Sipas QKUK-së i njëjti pacient më herët ishte kërkuar ndihmën mjekësore në Tiranë, Shkup e Beograd, por për shkak të rrezikshmërisë së madhe i ishte thënë se nuk mund të operohet.