opel

Opel: Së shpejti në treg limuzina më hidrogjen

Në kohët e fundit “Opel-i” gjerman është duke u përpjekur të rris vlerën e brendit të tij dhe të largohet nga të ashtuquajturit “premium prodhuesit”. A ka sukses në këtë vlerësoni vet, por hap i rëndësishëm në këtë drejtim gjithsesi që është futja e qarkut të ri të tërheqjes në ofertë.

Sipas burimeve të “Opel-it” në treg do të duhet së shpejti të arrijë limuzina luksoze e cila si karburant shfrytëzon hidrogjenin. Më saktë, ky automobil, bazuar dhe në paralajmërimet e mëhershme të “Opel-it” se deri në vitin 2015 do të prezantohet vetura me hidrogjen, në treg do të duhet të arrijë në vitin 2016.

Momentalisht nuk ka informacione konkrete për automobilin, përveç se ky projekt është duke u zhvilluar nën emrin e koduar “TOL” apo “top of the line”. Sipas disa burimeve kjo limuzinë do të bazohet në versionin e zgjatur të platformës së GM Epsilon II dhe se në “Opel” pritet që në vit të prodhohen rreth 20.000 njësi të këtilla.