olivier giroudOlivier Giroud i përkryer për Ligën Premier

Olivier Giroud i përkryer për Ligën Premier

olivier giroudOlivier Giroud i përkryer për Ligën PremierMenaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se Olivier Giroud i përshtatet shumë mirë Ligës Premier, pasi sulmuesi francez shënoi dy herë në fitoren 3-2 të Kupës FA ndaj Brighton.

“Ai filloi disi ngadalë dhe po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Ai përfundoi pjesën e dytë në një mënyrë shumë, shumë të mirë. Kur ai futet në shpirtin luftarak është vështirë ta ndalosh. Ky djalosh është i gjatë, i fuqishëm dhe më i shpejtë se sa njerëzit mendojnë se është. Ai ka përfundime të mira, po ashtu”.

“Ai mund të ketë luajtur në Angli 20 vite më parë, 10 vite më parë dhe sot. Ai ka gjithçka që juve ju duhet për ta luajtur si sulmues të qendër; një prani fizike”.

“Ai na jep neve diçka më ndryshe. Besoj se me të dhe Theo ne kemi një përzierje të mirë. Pa të sot do të ishim në vështirësi. E dija para ndeshjes se do të ishte një test i karakterit. Por ne u përgjigjëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë”, ka thënë Wenger.