Olivier Giroud e lë keq Arsenalin

Olivier Giroud e lë keq Arsenalin

Olivier Giroud e lë keq ArsenalinSulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud rrezikon të mungojë deri për Vitin e Ri, pas lëndimit në nyjën e këmbës që pësoi në momentet e fundit të ballafaqimit kundër Evertonit, të shtunën.

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud vuan nga një lëndim më serioz se sa dyshohej fillimisht. Francezi rrezikon të mungojë deri për Vitin e Ri, ka njoftuar tabloidi britanik “Daily Mail”.

Giroud i cili lëndoi nyjën e këmbës në çastet e fundit të barazimit 2:2 me Evertonin të shtunën, realizoi golin e barazimit në Goodison Park, por mund ta lë Arsenalin me opsione të kufizuara në sulm për katër muajt e ardhshëm.

Lëndimi do të zbeh dukshëm shanset e Arsenalit për të luftuar për titull të kampionit në Premierligë, pas vetëm dy xhirosh, me përforcimin e ri Alexis Sanchez dhe të riun Yaya Sanogo si opsionet e vetme në qendër të sulmit.

Menaxheri Arsene Wenger nuk e ka konfirmuar mungesën afatgjate të Giroud por tha se francezi do të kontrollohet nga një specialist të mërkurën dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Besiktasit në Emirates, në kuadër të play-offit për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.