OKB krijon agjencinë për gratë

OKB krijon agjencinë për gratë

Pranë Kombeve të Bashkuara do të ngrihet një agjenci e re, e cila do të merret me çështjet që prekin gratë.

Burimet pranë Asamblesë së Përgjithshme thanë se 192 anëtarët e kësaj Asambleje të premten do të votojnë për krijimin e Njësisë së OKB-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e pozitave e rolit të grave.

Bashkimi Evropian ka dhënë një ndihmesë të veçantë në krijimin e kësaj agjencie.