OKB-ja dërgon specialistë kimikë në Siri

OKB-ja dërgon specialistë kimikë në Siri

OKB-ja dërgon specialistë kimikë në SiriDy zyrtarë të Kombeve të Bashkuara do të udhëtojnë në Damaskqë të diskutojnë rreth hetimit të përdorimit të dyshuar të armëve kimike në Siri.

OKB-ja thotë se kreu i ekipit, Ake Sellstrom dhe Angela Kane kanë pranuar një ftesë nga autoritetet e atjeshme për të udhëtuar në Siri.

Ky njoftim vjen pak orë pasi opozitarët e mbledhur rreth Koalicionit Kombëtar Sirian hodhën poshtë akzuat e Rusisë se kryengritësit kanë përdorur gazin sarin gjatë luftimeve në Aleppo.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin ka thënë se akuzat janë të bazuara në analizat e shkencëtarëve rus.

Qeveria dhe kryengritësit sirian kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike në luftimet./rel/