OKB-ja dënon Vatikanin për keqtrajtimin sistematik të fëmijëve

OKB-ja dënon Vatikanin për keqtrajtimin sistematik të fëmijëve

OKB-ja dënon Vatikanin për keqtrajtimin sistematik të fëmijëveOrganizata e Kombeve të Bashkuara e ka dënuar Vatikanin për përdorim “sistematik” të politikave, të cilat ua kanë mundësuar priftërinjve që të keqtrajtojnë seksualisht mijëra fëmijë.

Agjencia e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ka thënë se Selia e Shenjtë duhet që “të largojë menjëherë” të gjithë klerikët që njihen apo dyshohen se kanë keqtrajtuar fëmijët.

Kjo agjenci ka kritikuar ashpër qëndrimet e Vatikanit karshi homoseksualizmit, kontraceptivëve dhe abortit.

Vatikani e ka krijuar një komision për luftimin e keqtrajtimit të fëmijëve në Kishë. Zyrtarë të tij pritet që të lëshojnë një deklaratë rreth raportit më vonë gjatë të mërkurës.