OKB apelon për mbylljen e hetimeve për 21 janarin

OKB apelon mbyllni hetimet për 21 janarin

OKB apelon për mbylljen e hetimeve për 21 janarinKomiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, ka apeluar që të mbyllen hetimet për 21 Janarit, duke shprehur shqetësim për këtë çështje.

Ky komitet kërkon që të garantohen standardet ndërkombëtare të hetimit, duke nënvizuar domosdoshmërinë për kompensimin e viktimave, ndërsa shprehet se përgjegjësit për këtë ngjarje duhet të vihen për drejtësinë.

Në raportin e dytë të këtij komiteti për Shqipërinë, shprehet shqetësim edhe për fenomenin e gjakmarrjes, ku ndër të tjera veçohet fakti se vendi ynë është vend origjine për trafikun e fëmijëve dhe grave, ndërsa apelohet që të merren masa kundër trafikut të qenieve njerëzore. Sakaq konstatohet si problematik niveli i korrupsionit, ashtu sikundër edhe liria e shprehjes.