OileGas Investmentserdquo: Shqipëria prodhuese e madhe e naftës?

OileGas Investmentserdquo: Shqipëria prodhuese e madhe e naftës?

OileGas Investmentserdquo: Shqipëria prodhuese e madhe e naftës?Shell dhe Petromanas vazhdojnë shpimet për naftë në Berat. Dy kompanitë kanë investuar 46 miliardë dollarë për kërkime dhe ndërtim në 2013-ën.

Ato kanë kryer shpime në Shpirag-2. Rezultati nuk është shumë pozitiv pasi kanë zbuluar pak naftë.

Kompanitë kanë pasur probleme me shpimet dhe tashmë do të përdorin një diametër më të vogël, gjë e cila bën të vështirë parashikimin për sasinë e naftës që mund të prodhojnë. Por zbulimi në Shpirag-2 konfirmoi se ka rezerva nafte.

Për të përcaktuar këtë, Petromanas dhe Shell do të bëjnë shpime në Molisht-1, 18 kilometra në perëndim.

Kjo do të përcaktojë nëse fusha e naftës është të paktën 18 kilometra e gjatë.

Nëse rezulton kështu atëherë, kjo do të thotë se në këtë fushë ka të paktën 500 milionë deri në 800 milionë fucoi naftë. Ky është potenciale.

Drejtori i Ekzekutiv i Petromanas, Glenn McNamara thotë se ata janë të bindur që në Shpirag-2 ka naftë dhe këtë e kanë të konfirmuar. Gjithashtu ata dinë që fusha e naftës është shumë e madhe.