19-ohan_1907112212_1

Ohanarama – rrjet social për fëmijët

Pasi që mosha minimale për qasje në rrjetet sociale për “të rritur” është 13 vjet, krijuesit kreativë të faqes Ohanarama kanë ardhur në përfundimin se do të duhej krijuar një rrjet social i cili i përshtatet moshës më të re, konkretisht fëmijëve prej 5 deri 12 vjeç.

Pasi që faqet e tilla në anën tjetër paraqesin edhe një parajsë potenciale për delikuentet seksualë, accountet për fëmijët mund t’i hapin vetëm prindërit të cilët njëherësh kanë edhe kontrollin ndaj të gjitha aktiviteteve të një llogarie të tillë të hapur.

Hapja e llogarive është lehtësuar përmes mundësisë së autorizimit përmes funksionit Facebook Connect.
Potencialin për një lloj të tillë të rrjetit sociale e kanë nuhatur edhe investuesit të cilët në Ohanarama deri tani kanë investuar një milion e gjysmë dollarë.

Përveç komunikimit me prindërit dhe të rriturit të cilët i kanë autorizuar prindërit (gjyshet, gjyshat, etj.), Ohanarama fëmijëve u ofron edhe lojëra gratis, të cilat janë të kategorizuara sipas grupmoshave. Lista e lojërave është goxha e larmishme dhe plotësohet vazhdimisht, ndërsa përfshin edhe lojërat tradicionale si shahu, etj.