Oferta të ndryshme për Paul Pogben

Oferta të ndryshme për Paul Pogben

Oferta të ndryshme për Paul PogbenOfertat në drejtim të Paul Pogba nuk flasin vetëm frëngjisht. Pas avancimit të Paris Saint Germain PSG, edhe Reali i Madridit e Bayern Munich kanë trokitur në portën e Juventusit.

Projektohet në këtë mënyrë një ankand milionash që i vë kampionët e Italisë në një situatë të veçantë, pasi ndërkohë Andrea Agnelli i ka dhënë mandatin administratorit të deleguar Beppe Marotta për të mbyllur me nxitim praktikën e rinovimit me mesfushorin që menaxhohet nga Mino Raiola.

Juventusi ka programuar një takim me agjentin për të përkufizuar termat ekonomikë të një bashkëpunimi që sipas të dyja palëve parashikon një rinovim deri në vitin 2018, natyrisht me përmirësimin e ndjeshëm të aspektit financiar.

Aktualisht Pogba që shkoi te Juventus në vitin 2012 nga Manchester United me parametra zero, fiton 1.5 milionë Euro në sezon, përfshirë këtu dhe bonuset. Klubi bardhezi është i gatshëm t’i garantojë një pagë që arrin majën e tavanit të pagave, 4 milionë Euro neto në sezon.

Një hap i ndjeshëm përpara, një sforco e rëndësishme për Juventusin që nëse do të shkonte përtej këtyre shifrave do të bënte një lëvizje që do të rezultonte vërtet e rrezikshme për ekuilibrat e brendshëm në skuadrës. Problemi është se shumë më tej mund të shkojnë superfuqitë aktuale të futbollit botëror, të cilat i kanë dërguar sinjalet e duhura stafit që menaxhon futbollistin 20-vjeçar. PSG për shembull është gati t’i japë Pogba një pagë prej 7 milionë Eurosh në sezon, dhe Reali i Madridit e Bayern Munich nuk janë më pak bujarë, madje pëshpëriten shifra që shkojnë pranë 8 milionë Eurove në vit.

Shifra të paarritshme nga futbolli italian, por dhe numra që nuk mund ta lënë indiferent mesfushorin, kjo edhe pasi vijnë nga klube që kanë prestigj të madh ndërkombëtar. Natyrisht që bashkë me garën e ankandit, rritet orë pas ore edhe çmimi i kartonit. Ditë më parë ishte folur për 55 milionë Euro, por tashmë pretendentët për Pogba janë gati të ngrenë ofertat, diçka kjo që shkon në avantazh të Juventusit, të paktën në aspektin ekonomik. Klubi bardhezi duhet t’i menaxhojë me inteligjencë të tëra lëvizje.

Ideja është ajo për ta mbajtur Pogba të paktën edhe për një sezon tjetër, edhe pse me shifrat që po i ofrojnë Raiolës kjo nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht faktit se deri më tani Pogba ka demonstruar shumë profesionalitet duke u përqëndruar te suksesi me bardhezinjtë.