Nusja që vlen më se 100 milionë euro

Nusja që vlen më se 100 milionë euro

Nusja që vlen më se 100 milionë euroBanketi do të zgjaste tetë ditë.Vajza e magnatit kinez të pllakave të kuzhinës ka marrë dhuratë për martesë një pajë të përbërë prej katër kutive me ar, një ‘Porsche’ dhe një ‘Mercedes’.

Një magnat i pasur kinez i pllakave të qeramikës i ka dhënë vajzës së tij për martesë një pajë prej 123 milionë eurosh, në të cilën përfshihen katër kuti me stoli ari, dy vetura luksoze, aksione dhe disa shtëpi. Dhurata ekstravagante ka përfshirë katër kuti me stoli ari, një llogari bankare me 20 milionë juanë të depozituar në të (rreth 2.4 milionë euro) dhe një varg pronash të patundshme.

Dhëndrit i dhuron pronë të patundshme

Fotografitë e pajës janë publikuar para pak kohësh, në ditën e fundit të banketit që ka zgjatur tetë ditë, i cili u mbajt në qytezën Cizao, në qarkun Jinjiang, në provincën lindore Fuxhian në Kinë. Vu Duanbiao, drejtori i kompanisë së qeramikës ‘Fujian Wanli Group’, dhëndrit të tij i dhuroi pronë të patundshme, duke përfshirë një dyqan në Kuanzhou, vila olimpike dhe një shtëpi ‘Wanda’. Ai të porsamartuarit gjithashtu i gëzoi me aksione të kompanisë së tij në vlerë prej 100 milionë juanësh (më se 12 milionë euro) si dhe me një ‘Porsche’ dhe më një ‘Mercedes’ të zbukuruar me fjongo të kuqe. Sipas njoftimeve të medieve vendore, Vu, 54, gjithashtu u ka dhuruar edhe 15 milionë juanë (rreth 1.8 milionë euro) dy organizatave bamirëse. Shuma e plotë e pasurisë së tij nuk është e ditur, ndërsa informatat e kompanisë zbulojnë se ai ka tërhequr vetëm një pagë në shumë prej rreth 15 mijë eurosh vitin e shkuar. Bashkëshortja e tij e ka përshkruar dhëndrin si një të ri të jashtëzakonshëm, duke thënë: “Ai e fiton bukën e gojës nga Qeveria. Si prindër, ne natyrisht që duam që jeta e fëmijës sonë të jetë sa më stabile sesa jeta jonë si sipërmarrës”. Nusja gjendet tashmë në bordin e kompanisë së babait të saj dhe sipas disa informatave është treguar e suksesshme në një treg aksionesh në Kore. Dhëndri, një shërbyes civil mbiemri i të cilit është Zu, e ka njohur tani bashkëshorten e tij, që nga koha kur ishin bashkë në një çerdhe për fëmijë.

Shprehja e dashurisë për të bijën

Një zëdhënës i kompanisë së Vusë e ka konfirmuar pajën, por ka mohuar se dasma është mbajtur për tetë ditë nën qiell të hapur, siç është përshkruar në internet. Sipas lajmit në internet, banketi që ka filluar më 28 dhjetor do të zgjaste tetë ditë për të argëtuar mysafirët publikë. Sipas ‘South China Morning Post’, shumë lexues të ueb-sajtit ‘weibo’ kanë lavdëruar Vunë për donacionet për organizatat bamirëse dhe shprehjen e dashurisë që ka për bijën e tij. Dhurimi i pajave të shtrenjta është një traditë e gjatë martesore në provincën Fuxhian, veçanërisht në zonat Jinjiang dhe Shishi. Tradita nganjëherë shihet si një manifestim i pabarazisë gjinore në rajon, për shkak se pajat e shtrenjta supozohet që të sigurojnë trajtimin e mirë të nuses nga ana e bashkëshortit dhe anëtarëve të familjes së tij.

4

kuti me stoli ari, një llogari bankare me 20 milionë juanë të depozituar në të (rreth 2.4 milionë euro) dhe një varg pronash të patundshme përmban dhurata ekstravagante.