Nuk po mund të rehatohet me meshkuj

Nuk po mund të rehatohet me meshkuj

Nuk po mund të rehatohet me meshkujVetëm pak ditë pasi këngëtarja, Taylor Swift u nga Harry Styles, ajo nuk ka humbur kohë dhe i’a ka vënë syrin aktorit 38 vjeçar, Bradly Cooper. Thuhet se, ajo i ka kërkuar mikes, Jennifer Lawrence që ti njoftoj ata ë dy.

Por, ky i fundit thuhet ta ketë refuzuar me mirësjellje kërkesën e saj për tu njoftuar apo krijuar ndonjë lidhje.
I pyetur për këto thashetheme, aktori u përgjigj: “Unë mund të isha i ati i saj”.

Miqtë e aktorit thonë se ai është i interesuar të lidhet me dikë më të vjetër e jo me Taylor me të cilën, ka 15 vjet diferencë moshe.

Taylor Swift dhe Harry Styles u ndanë pak ditë më parë pas një lidhje vetëm disa javore. Këngëtarja kohëve të fundit nuk i ka pasur punët mirë më meshkuj për lidhjet me të cilët madje ka kompozuar këngë të shumta.