Aguero_43641_thumb_large

Nuk jam Maradona i ri

Sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka thënë se nuk i pëlqen të krahasohet me Diego Maradonën. Maradona është vjehërr i Agueros, ndërsa Aguero pranon ngjashmërinë e tij me legjendën e Argjentinës në disa aspekte të lojës, por nuk i pëlqejnë krahasimet e vazhdueshme me të. 

“E konsideroj të turpshme kur disa njerëz më krahasojnë me Maradonën. Si munden? Është mungesë respekti. Është vetëm një Maradonë”, tha Aguero për The Sunday Mirror.

“Njerëzit që e thonë këtë nuk kanë ide, nuk dinë se për çka flasin. Kurrë nuk do të më dëgjoni duke e krahasuar veten me të. Diego ishte i veçantë. Një legjendë që askush nuk mund ta arrijë dhe nuk do të ketë një të tillë sërish në fushën e futbollit”, u shpreh Aguero, i cili pranon se ekzistojnë disa ngjashmëri mes stilit të lojës së tyre, por sërish e distancon veten nga Maradona.

“Është e drejtë të themi se kemi qasje të ngjashme të lojës. Ne gjithmonë synojmë të krijojmë, të marrim rreziqe dhe të udhëheqim në çerekun e tretë të fushës. Të dyve na pëlqen të driblojmë, të shpejtojmë lojën dhe reagojmë shpejt në fushë. Por, Maradona ishte gjeni, futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave, një legjendë, ndërsa unë jam ende një fillestar”, përfundoi ai.