NRG Band me biznes të ri

NRG Band me biznes të ri

NRG Band me biznes të riNuk janë të pakta sukseset që ka arritur grupi “NRG Band” në karrierën muzikore. Ata tani kanë nisur një biznes të ri që ka të bëjë po ashtu profesionin e tyre, pra me këngën.

“NRG Entertainment” quhet produksioni që kanë hapur ditë më parë dhe sipas Besnikut ky është një lloj lehtësimi edhe për vet grupin për të ushtruar karrierën e tyre muzikore.

“NRG ka hapur një ‘Entertainment’ dhe po merret me artistët e ri. Në këtë gjë përfshihet produksioni për video, audio, menaxhimi etj. Jemi të kënaqur me fillimin e punës dhe ky biznes ka ndikuar edhe në krijimet tona muzikore”, ka thënë Besniku për “Zëri”. Pas këngës “Pa ty so ka rrihet”, “NRG Band” ka filluar koncertet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Ata planifikojnë që gjatë kësaj sezone vere të realizojnë edhe disa projekte të reja.