1637_1

Nokia N9 vjen për 49 ditë

Më herët ishte folur shumë për modelin e ri të telefonit Nokia N9, për të cilin thuhej se do të lansohej gjatë muajit shtator.

Tani, sipas faqes zyrtare të Nokia’s, modeli më i r, Nokia N9, do të lansohet për 49 ditë, duke filluar nga sot.

Kështu, lansimi i Nokia N9 i bie të jetë më 23 shtator të këtij viti, ndërsa prodhuesi i njohur finlandez nuk ka dhënë asnjë detaj për çmimin e mundshëm të modelit të ri të telefonit të mençur.

Mirëpo, sipas thashethemeve të publikuara deri më tani, thuhet se pa kontratë me operatorët mobil, N9 do të kushtojë rreth 660 dollarë.

Nëse keni harruar, atëherë ia vlen të thuhet se N9 vjen me sistemin operativ MeeGo, posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 3.9 inç, i mbështjell Gorrilla Glass, kamerë me 8 mega-piksel, optikë nga Carl Zeiss, auto-fokus, si dhe procesor të ARM Cortex A8 OMAP3630 1GHz.