Noka: SHISH s’kërkoi përgjim, por mbledhje informacioni për të emëruarit në polici

Noka: SHISH s’kërkoi përgjim, por mbledhje informacioni për të emëruarit në polici

Noka: SHISH s’kërkoi përgjim, por mbledhje informacioni për të emëruarit në policiSulmi ndaj kreut te Shërbimit Informativ Shteteteror, vec te tjerave bazohet ne nje shkrese ku kerkohet informacion mbi te emëruarit e rinj ne Policinë e Shtetit. Por jo rastësisht deputetet e mazhorances flasin per “përgjime”, nje term qe nuk ekziston ne këtë shkrese.

Ne shkresen e botuar ne media nuk permendet termi “pergjim”, shpeshherë i cituar nga deputete te mazhorances, kur flitet per Visho Ajazi Liken.

Shërbimi Informativ Shtetëror nuk ka kërkuar përgjimin e drejtuesve të policisë.
Kete konfirmon dhe shkresa e publikuar në media, por edhe kërkesa me të cilën socialistët motivojnë kontrollin në SHISH me një grup deputetësh, nuk bëhet fjalë për përgjim, por për një kërkesë të shërbimit inteligjent për të mbledhur informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore, të emëruar në pozicione drejtuese në policinë e shtetit në qarqet e vendit.

Në shkresë kërkohet informacion i detajuar me interes operativ dhe informativ.
Duke shfrytëzuar debatin teknik mbi certifikatën e sigurisë të kreut të Shish, socialistët kërkojnë të kontrollojnë në shish për të verifikuar ligjshmërinë e kësaj shkrese, si dhe të gjitha veprimet apo mosveprimet e ndërmarra nga Shërbimi

Informativ i Shtetit në zbatim të saj”.
Por nëse formulimi në shkresë është korrekt, në media flasin ndryshe

E qartë në këtë histori është se shish nuk ka kërkuar përgjim, por për të arritur bujën mediatike, deputetët e majtë e cilësojnë si të tillë kërkesën per mbledhje informacioni.

Por ligji për shërbimin informative, thotë ndër të tjera se Shish kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues.

-Mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare. …

Por në asnjë rast kjo nuk mund të ndodhë në cenim të të drejtave të njeriut. Siç pohon dhe president i republikës, përgjimi është diçka tjetër nga kjo detyrë ligjore e Shërbimit për të mbledhur informacion.

Nga ana tjetër ka dhe një valvul sigurie. Bëhet fjalë për Prokurorin e Përgjithshëm, i cili ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi zbatimin e procedurave që ndjek shish, për sigurimin e informacionit nga zbulimi dhe kundërzbulimi; përdorimin e teknikave të kontrollit fizik dhe elektronik;

Ligji specifikon se këto procedura ndalohen ndaj deputetëve pa marrë më parë autorizimin me shkrim nga Kryetari i Kuvendit, si dhe ndaj anëtarëve të Këshillit të Ministrave, pa autorizimin me shkrim nga Kryeministri. Si duket kryetari i

Komisionit të sigurisë e njeh mirë këtë, kur i sigurt thotë:
Sa për të tjerët, në emër të sigurisë kombëtare, Shërbimi Informativ shtetëror mbledh informacion dhe bashkëpunon me institucionet e tjera, duke u dhënë informacion deri në atë masë që lejon mbrojtja e burimeve dhe e metodave të punës.
Ligji specifikon se Veprimtaria e Shërbimit Informativ Kombëtar kontrollohet nga Kuvendi nëpërmjet Nënkomisionit të Përhershëm Parlamentar të ngritur për këtë qëllim. Dhe nga Kryeministri përmes një Inspektori të Përgjithshëm.