Njëzetenëntë kosovarë me AH1N1

Njëzetenëntë kosovarë me AH1N1

Njëzetenëntë kosovarë me AH1N1Nuk po e bëjnë të madhe, por edhe 29 kosovarë janë të rrezikuar prej gripit që deri para një viti quhej gripi i derrave. Madje për të mos krijuar panik te qytetarët, këtij gripi edhe i është ndërruar emri.

Prej tash i njëjti grip quhet grip sezonal influenca AH1N1. Por, gjendja ka mbetur njëjtë. Pavarësisht ndërrimit të emri, ky grip para një jave mori jetë.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, thotë se në klinikë aktualisht po trajtohen vetëm dy raste të pacientëve që janë diagnostifikuar me gripin sezonal H1N1.

“Gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë Fazliu për Express, duke shtuar se në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë diagnostifikuar gjithsej 29 raste me gripin sezonal influenca AH1N1. Këtë e ka konfirmuar edhe Naser Ramadani, epidemiolog në QKUK, ndonëse sipas tij nuk janë 29, por janë 26 raste të personave që janë të prekur me gripin sezonal AH1N1.