09viagra_1008111538_1

Njëzet gjera që nuk i keni ditur për viagrën

Pavarësisht sa jeni të bindur se viagra dhe ilaçe të ngjashme me të janë miq të meshkujve me çrregullime disfunksionale seksuale, ereksive, barërat te disa persona nuk ndikojnë. Te ky grup njerëzish këto disfunksione janë vetëm maja e ajsbergut për probleme më të thella shëndetësore, të cilat mund t’i shërojë vetëm specialisti përkatës.  Ja njëzet gjerat që ndoshta nuk i keni ditur për viagrën:

1. Viagra nuk është afrodiziak. Ai nxit ereksionin vetëm nëse jeni seksualisht të shqetësuar. Sot e kësaj dite nuk është shpikur ndonjë pilulë kundër partnerit të mërzitshëm, jokreativ.

2.Meshkujt që përdorin viagrën pa dijen e partnerit mund të humbin besimin. Një hulumtim në Zelandën e Re ka treguar se shumica e grave janë të shqetësuara për partnerët e tyre që marrin këso preparatesh. Ato janë pajtuar se në këtë mënyrë humbet spontaniteti, por edhe se shfaqet dyshimi në besnikërinë e partnerit.

3.Shumica e meshkujve nuk përtërinë recetën. Hulumtimet kanë dëshmuar se meshkujt që provojnë viagrën kryesisht nuk kërkojnë përtëritjen e recetës, meqë konsiderojnë se ilaçi është pa efekt – krijon më shumë probleme se që zgjidhë.

4. Viagra funksionon duke zgjeruar enët e gjakut, duke bërë kështu të mundur që gjaku të arrijë më shpejt në zemër, mushkëri e organe të tjera. Ai relakson kontraksionet e muskujve të penisit. Rreth 70 për qind e meshkujve ka njoftuar përmirësim të arritjes dhe të mbajtjes së ereksionit gjatë marrjes.

5.Viagra shitet në tri versione – 25, 50 e 100 mg. Doza fillestare zakonisht është 50 mg, por meshkujt mbi 65 vjeç do të duhej të startonin me dozën nga 25 mg. Hapi merret një orë para marrëdhënieve, fillon të veprojë pas rreth gjysmë ore, kurse efekti zgjat deri në pesë orë.

6. Nëse çrregullimi i ereksionit është shkaktuar nga ndonjë gjendje shëndetësore, viagra nuk mund të merret pa recetë.

7. Katër tableta mund të blihen pa recetë, por duke matur detyrimisht presionin e gjakut dhe duke bërë testimin e sheqerit në gjak.

8.Viagra është e shtrenjtë. Paketimi prej 8 hapesh nga 50 mg kushton rreth 55 euro. Më lirë kushtojnë paketimet 4×100 mg, kurse ato mund të ndahen dysh.

9. Më shumë se gjysma e viagrave që shiten përmes internetit janë të rreme dhe përmbajnë komponente të tjera nga preparati i vërtetë.

10. Viagra ka konkurrencë të mirë. Kur u langua më 1998, ishte i vetmi ilaç i këtij lloji. Gjithnjë e më shpesh Cialisi zgjidhet fillimisht nga pacienti, meqë efekti i tij zgjat deri 36 orë. Kjo do të thotë më pak presion në kontekstin kohor nga marrja e ilaçit deri në momentin e marrëdhënies, do të thotë reaksion dhe përvojë më spontane.

11. Viagra ka efekte anësore. Më së shpeshti shfaqen kokëdhemje, marramendje, probleme me jashtëqitje, rrahje të zemrës, valë të nxehti. Viagra mund të jetë fatale kur merret i kombinuar me nitrate, me ilaçe që përdoren për probleme të zemrës, siç është angina.

12. Në raste të rralla viagra shkakton priapizmin – ereksionin e dhembshëm konstarntin (më gjatë se katër orë). Kjo gjendje nuk duhet të shtyhet më gjatë se gjashtë orë, meqë mund të shkaktojë dëmtimin e indit të penisit dhe disfunksione ereksive të papërmirësueshme.

13. Viagra ndërlidhet me sterilitetin mashkullor. Disa studime kanë treguar se viagra ndikon në cilësinë e spermës, kurse meshkujt që e përdorin shpesh ia pakësojnë vetes gjasët për trashëgimtarë.

14. Viagra shfrytëzohet edhe si drogë rekreative, bashkë me kokainën, ekstazën dhe amfetaminën, që pakësonë fuqinë e ereksionit. I kombinuar me popersin (amil-nitratin), për shembull, mund të shkaktojë rënien drastike të presionit dhe të shkaktojë shllog, pikë  në zemër ose vdekje.

15. Meshkujt mund të bëhen të varur nga viagra. Ata e marrin meqë besojnë se do t’u ndihmojë që seksin mesatar ta shndërrojnë në diçka të veçantë. Një 25-vjeçari mesatar i mjafton bindja – hulumtimet klinike kanë treguar se 30 në 30 për qind të rasteve viagra ka efekt placeb. Meshkujve të shëndoshë nuk u duhet.

16. Është zbuluar rastësisht. Në vitet e vonta të ’80-ta janë zhvilluar ilaçe për anginën kur shkencëtarët vunë re efektet anësore – ereksionin e shtuar ndër volonterë.

17. Viagra është lancuar në vitin 1998. Tabletat në trajtë të diamantit të kaltër u bënë ilaçi më i shitur në histori të shtëpisë farmaceutike Pfizer. Deri tash gati 37 milionë tableta janë shitur me recetë në Britani.

18. Ka ndryshuar grupi i synuar i konsumuesve. Kur u lëshua në shitje ky ilaç, fushata reklamuese ishte shumë serioze, i ofrohej popullatës me zërin edukues të senatorit Bob Doll. Më vonë reklama u xhirua me të rinj në automjete vrapuese të cilët shikuesit i ftonin që të “startojnë makinat e tyre” .

19. Shpresonin të zbulonin viagren e zverdhët. E njëjta shtëpi farmaceutike bëri hulumtime me qëllim të shërimit të disfunksionit seksual të femrave dhe të humbjes së libidit. Hulumtimet u ndërprenë kur 85 për qind e grave tregoi vetëm efekt placeb.

20. Shfaqja e “viagrës së divorcit”. Dominik Barabara që drejton me sukses një zyrë avokatie në Manheten konfirmon se në çdo 15 ose 20 raste të reja divorcesh dikush përmend si shkak viagrën.