Njësitë speciale veprojnë në veri, kur ka nevojë

Njësitë speciale veprojnë në veri, kur ka nevojë

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, tha të hënën se Njësitë Speciale janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në veri të Mitrovicës, por këto njësite siç tha Rexhepi do të urdhërohen për të vepruar vetëm atëherë kur kërkohet nevoja.
Gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Mitrovicës, Rexhepi ka mohuar të ketë thënë se këto njësite do të vendosen në veri.

Deklarata e tij dhënë edhe më herët se Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, mund të shihen në veri nëse kërkohet nevoja, patën nxitë reagime në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, deklaratën e tij, e kishte cilësuar si thirrje për luftë.

Ndërkohë, Rexhepi si kundër reagim pati thënë se përzierja në punë të një shteti tjetër është nxitje për luftë.

Ndryshe, Rexhepi të hënën është takuar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, me të cilin ka biseduar për ta ndarë lokacionin për ndërtimin e objektit të Komandës Rajonale në Mitrovicë.

  • muki

    deklarata te pa matura,se pari duhet te vendosen njesit e pastaj e te flitet,ose te mos thote asgje.

  • lika

    Mjere Kosova kush ka mbete me udheheqe……me hajni e kontrabande nuk mbahet Shteti O Regjep,.Qka u be me Mitrovice Po ja le Shkaut se nuk mujte me mbajte…..